Nje ndeshje e para 21 viteve ne Shkoder, ajo ne mes Vllaznise dhe Dinamos ka ende edhe sot shume enigma brenda. Vllaznia humbi nje 11-metersh fillimisht me ane te futbollistit Oltion Osmani dhe me pas skuadra kryeqytetase me fitoren fale golit te Klodian Asllanit ne minutat e fundit, u shpall kampione e vendit. Por qe prej asaj kohe, ka zera qe shkodranet kane toleruar ndaj bluve te drejtuar nga Faruk Sejdini.

Nderkohe trajneri i Vllaznise ne ate periudhe Astrit Hafizi ka treguar një prapaskenë që nuk është zbuluar dhe shpesh është përfolur deri më tani, por askush nuk ka guxuar ta thotë me zë të lartë.

Në intervistën e dhënë per mediat, ish-trajneri i shquar i Kombëtares shqiptare tregon se kur ishte trajner i Vllaznisë në vitin 2002, disa nga lojtarët e skuadrës shkodrane, toleruan kundër Dinamos në ndeshjen e fundit të kampionatit, dhe blutë fituan duke i djegur shansin Tiranës që gjithashtu ishte në garëm për titullin.


A ju ka ndodhur ndonjëherë tjetër që të jeni i tradhtuar në profesionin e trajnerit? (Mendohet dhe psherëtin…)

Po, ka ndodhur edhe një herë tjetër dhe ndoshta ka qenë edhe më e rëndë. Më e pakapërdishme për mua. Jeta i ka këto dhe bota jonë e futbollit e njeh edhe këtë anë të errët.

Mund të na e thoni kur ka ndodhur?

Ka ndodhur në sezonin 2001-2002, kur Dinamoja fitoi titullin. Ndeshjen e fundit e kishte me ne dhe duhet të fitonte patjetër, sepse edhe me barazim, po të fitonte Tirana, e humbnin titullin dhe e fitonin bardheblutë.

Çfarë ndodhi gjatë ndeshjes?

Gjatë ndeshjes disa lojtarë nuk u impenjuan sa duhet. Pati sjellje të çuditshme në momente kulmore. Dukej që kishin bërë marrëveshje me Dinamon në mënyrë “të nëndheshme”. U kuptua edhe gjatë lojës dhe, për fat të keq, na u desh të duronim të gjitha akuzat dhe dyshimet e opinionit publik se “e lamë ndeshjen”. Tirana ishte e para që na akuzoi, por e vërteta nuk ishte tamam ashtu. Aty vetëm disa lojtarë ishin të përfshirë në marrëveshje.

Mund të na i thoni emrat e atyre që dyshoni se nuk u impenjuan sa duhet kundër Dinamos?

Jo, mos ma kërkoni këtë. Ka kaluar shumë kohë. Nuk mendoj se ia vlen më.

Po të paktën na thoni disa nga ata që nuk e lanë atë ndeshje, pra që luajtën drejt?

Nuk kam qejf të përmend emra, por meqë këmbëngulni, po ju përmend Bejzaden. Skerdi nuk ka qenë pjesë e pazarit, sepse në atë ndeshje ka luftuar si bishë. Natyrisht, ai kishte edhe arsyet e veta, por e mbaj mend që ishte nga ata që dha shpirtin në fushë, edhe pse në fund ne e humbëm ndeshjen.

Çfarë arsyesh kishte Bejzade për të luajtur aq fort?

Sepse, edhe atë, ashtu si mua, Dinamo na kishte hequr 6-7 muaj më parë. Mos harroni, edhe unë kisha shumë arsye për të mos i hapur rrugë Dinamos, sepse më kishin larguar në mënyrë aspak të mirë 6 muaj më parë. Kështu pra, atyre që më akuzuan asokohe se edhe unë kisha pranuar atë lloj marrëveshjeje, po ju them tani se do të bëja çdo gjë në atë ndeshje, por jo t’i hapja rrugë Dinamos. Isha shumë i mërzitur me Dinamon, po ashtu edhe Bejzade.