Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, në studion e Supersport pas miqësores me Jordaninë, bëri një analizë për këtë takim, nga ku deklaroi:

Miqësorja e sotme

Këto ndeshje vlejnë për idetë e trajnerit, për ndeshjet e ardhshme. Mund të ketë marrë indicie për individë të veçantë. Rezultati nuk ndikon shumë te mërzitja e trajnerit nga këto miqësore.

Penalltia e padhënë ndaj Grezdës?

Do më vinte keq nëse kjo nuk do u jepte në ndeshje zyrtare. Ishte, por në ndeshje miqësore, këto raste dalin në plan të dytë.

Çfarë ju pëlqeu sot?

Me një skemë të tillë, për nivelin tonë të futbollit, kjo më pëlqen. Pasi jemi më të mbledhur, duke u fut edhe krahët, bëhemi një skuadër më e lidhur. Kemi mundësi të dalim edhe nga krahët.

Nëse do jenë lojtarët e duhur. Duke parë lojtarët aktualë, do më pëlqente Roshi për shembull, në krahun e djathtë. Ai luan edhe në ofensivë, edhe mbrapa. Edhe në krahun e majtë, kemi disa alternativa. Skuadra ishte pak e prekopuar në disa veprime gjatë lojës.

Sulmi më shqetëson, sepse jemi të turbullt dhe të nxituar, shumë konfuzë ndonjëherë. Nëse do kemi një qartësi më të mirë në portë, do jetë më mirë. Na duhen lojtarë si Uzuni, pasi krijojnë dhe dalin para portës. Ndoji është një lojtar që luan kokën lart, ata e krijojnë fazën sulmuese.