E njeh mjaft mire ambjentin ne Shkoder, e ka te qarte se me çfare padurimi e presin tifozet titullin kampion te Vllaznise, por me keqardhje Astrit Hafizi mendon se skuadra ka shume probleme ne lojen e saj dhe si rrjedhoje nuk do te mundet ta arrije kete objektivi.
Nje gje te tille ai e ka bere te qarte ne analizen e tij gjate emisionit “Studio Sport” ne Vizion Plus teksa ka shprehur mendimin se shkodranet kane perberjen me te mire te lojtareve, por skuadra per arsye te ndryshme nuk po jep ate çfare pritet.
“Nuk eshte problemi se humben tre skuadrat kryesuese kete jave sepse po humbin edhe skuadra te mira te Europes, po humbin edhe ne fushat e tyre, por problemi eshte se ketu tek ne humbje te tilla po behen shume shpesh. Keto lloj “bllohesh” nuk jane shume normale.
Perjashto Partizanin sepse te humbesh ne Kukes nuk eshte problem sepse ne kete fushe mund te humbin edhe skuadra te tjera. Por sidomos humbjet e Tiranes dhe Vllaznise ne fushat e tyre, mu duk e tepert”- eshte shprehur fillimisht Hafizi, raporton shkodrasport.com.
Me pas ish- futbollisti dhe ish- trajneri i Vllaznise eshte ndalur tek humbja e fundit e kuqebluve ndaj Kastriotit per te cilen u shpreh: “Per Vllaznine nuk ka justifikime per te tilla rezultate. Ka grup te mire, ka lojtare te mire, biles ka marre edhe nje lojtar te kombetares siç eshte Balaj.
Nuk eshte aspak normale per nje skuader qe pretendon titullin kampion dhe ketu i perfshij te treja, qe ne 23 jave kampionat te pesosh 7 apo 8 humbje. Kjo tregon me se miri mungesen e qendrueshmerise. Per te dale kampion duhet te pesosh maksimumi 1 humbje per çdo faze por jo kaq shume.
Sa i takon Vllaznise, une dyshoj seriozisht nese ajo mundet te shpallet kampion kete sezon. E them kete sepse oshilacionet e saj jane te medha. Nese eshte marre nje lojtare me teper, e kam fjalen ketu per Balajn, nuk jane gjetur skemat e duhura ndoshta per te kuptuar si luan ky lojtar.
Per te ditur se ku duhet t’i sherbehet. Eshte bere edhe nje levizje tjeter, kalimi i Gurishtes nga krahu i djathte i mbrojtes ne qender. Te mos harrojme se eshte prishur loja e sulmit ne krahun e djathte dhe nese kete mundohet ta beje tashme qe po luan ne qender, kuptohet qe bie rendimenti i tij.
Kjo sepse le hapesira dhe kjo eshte e justifikueshme sepse tipi i lojes se tij eshte per te pare perpara, por le disa hapesira ne qender te mbrojtjes dhe po pesohen edhe gola. E pate edhe ndaj Kastriotit se sa hapesira u krijuan ne mes tij dhe mbrojtesit te majte.
Jane keto çrregullime te lojes si ne mbrojtje ashtu edhe ne sulm qe me bejne te dyshoj ne shpalljen e Vllaznise kampione kete sezon. E perseris qe kontigjentin e lojtareve e ka me te mire se te skuadrave te tjera, por çalon loja e saj ne keto dy reparte dhe prandaj do te kete veshtiresi te ece perpara dhe te arrije ate se çfare tifozet duan, titullin kampion”./SHKODRA-SPORT.COM/