Tek Akademia Vllaznia jane kryer disa ndryshime ne prag te nisjes se sezonit te ri dhe nje nder to eshte edhe emerimi i Astrit Prençit ne rolin e kordinatorit te saj.

Por ky personazh shume i njohur i futbollit shqiptar, nuk do te kete vetem kete detyre. Per sezonin e ri Prençi do te jete dhe trajner i ekipit U13 te kesaj Akademie.

Me kete ekip, klubi shkodran do te perfaqesohet ne kampionatin e Kategorise Superiore per kete grupmoshe, kampionat ky qe sivjet organizohet per here te pare nga FSHF.

Prençi ka kohe qe ka nisur punen dhe tashme po i jep doren e fundit pergatitjeve, sebashku dhe me ndihmesin e tij Gjengiz Bandula, duke e bere gati ekipin Vllaznia U13 per startin e kampionatit.

Pervoja shumevjeçare e ketij trajneri eshte padyshim nje arsye me shume qe futbollistet e vegjel te kene se çfare te mesojne nga nje prej futbollisteve me te spikatur te Vllaznise se viteve ’90, por edhe trajnerit te spikatur te moshave prej shume vitesh./SHKODRA-SPORT.COM/