Tifozët janë një pjesë e rëndësishme në një ndeshje futbolli. Madje po aq sa futbollistët, trajnerët dhe arbitrat.
Atyre u shtohen edhe gazetarët dhe radiokronistët që pasqyrojnë gjithçka në kohë reale.
Por ka edhe të tjerë që në fakt shërbejnë për pasqyrimin real por edhe historik. Janë fotoreporterët, ata të cilët duke fiksuar momentet e ndryshme të ndeshjeve me aparatët e tyre, ndihmojnë që këto foto të shërbejnë edhe për historinë.
Sepse vitet kalojnë dhe gjithçka e hedhur në celuloid mbetet. Ata janë tre.
Thuajse në çdo ndeshje që zhvillohet në Shkodër, janë të pranishëm.
Dy prej tyre e kanë traditë familjare fotografinë, Emiljan Nënshati dhe Gentian Mustafa.
Edhe baballarët e tyre kanë qenë fotografë dhe pasioni është trasmetuar edhe tek ata.
I treti është Mark Gjeka. Ky i fundit po e krijon një traditë të tillë familjare.
Bashkë me të vëllanë Gjonin, prej disa vitesh përcjellin çdo gjë që ndodh në sportin shkodran dhe jo vetëm përmes fotove por dhe videove.
Një traditë shumë e bukur që në Shkodër vazhdon dhe prandaj ky qytet mbetet i veçantë. www.shkodrasport.com