Atalanta e Berat Gjimshitit është futur në karantinë, pas lajmit të së dielës së pesë anëtarë të skuadrës së Valencias, përfshirë 3 futbollistë, kanë rezultuar me Koronavirus.

Kujtojmë që zikaltërit e Gasperinit u përballën të martën me spanjollët në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Atalantës ndodhet në Bergamo, në qendër të pandemisë së Koronavirus në Itali, teksa ka vendosur të vetë izolohet.

Pritet që në ditët e ardhshme, futbollistët e klubit italian, t’iu nënshtrohen testeve të Koronavirusit, pasi dyshohet se virusi është transmetuar nga futbollistët e Valencias, mes tyre edhe Berat Gjimshiti, i cili u aktivizua titullar.

Nga tre futbollistët e infektuar me koronavirus, Ezequiel Garai, Eliaquim Mangala dhe Jose Gaja, vetëm ky i fundit u aktivizua ndaj Atalantës.