Atalantës së Etrit Berishës mund t’i bashkohet futbollisti i njohur shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës Blerim Xhemaili. “Sport Mediaset” thekson se klubi nga Bergamo e shikon veteranin shqiptar si zëvendësuesin ideal të kroatit Mario Pasalic, i cili kërkon medoemos largimin nga Atalanta për shkak të hapësirave të pakta që ka patur këtë sezon me ekipin e drejtuar nga Gian Piero Gasperini.

Nëse Atalanta do të arrijë të bindë Xhemailin, kjo do të ishte eksperienca e gjashtë në futbollin elitar italian pasi 32-vjeçari ka veshur fanelat e Torinos, Napolit, Parmës, Genoas dhe Bolonjës.

Deri me 31 janar kur do te mbyllet merkatoja padyshim qe tentativat do te vazhdojne. Nese kjo levizje behet realitet, do te shtohej numri i shqiptareve tek Atalanta.

Drejtuesit e saj po tentojne te imitojne mesa duket Lacion e cila ka disa futbolliste me origjine shqiptare ne rradhet e tij. Kjo eshte diçka pozitive ne fakt sepse mund t’u hape rrugen edhe te tjereve per te luajtur ne Serine A.