Nëse do të jetë në gatishmëri për ndeshjen e Atalnatës, do të vijë me ne. Përndryshe, do të flasim me ta e marrim një vendim”. Këto janë fjalët e trajnerit Silvinjo kur u pyet në konferencë për mediat rreth mbrojtësit Berat Gjimshiti, i cili është dëmtuar në sfidën e mesjavës në Ligën e Kampioneve.

Futbollisti është përfshirë në listë nga trajneri i kuqezinjve, por situata nuk duket optimiste për pjesëmarrjen në ndeshjet e dy javëve të ardhshme me kuqezinjtë, duke parë edhe vendimin më të fundit të Atalantës. Klubi ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e Serisë A ndaj Xhenoas dhe emri i Gjimshitit nuk është në të.

Kjo nënkupton se lojtari nuk është rikuperuar nga problemi në ije dhe tashmë do të jetë diskutimi mes stafeve mjekësore të klubit dhe atij të Kombëtares që do të përcaktojë nëse Gjimshiti do të jetë në gjendje të japë apo jo kontributin e tij në ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.