Futbollisti shkodran Erdis Kraja është një emër i dalë nga Akademia e Atalantës, klub me të cilin është bashkuar në 2016, pra kur ishte vetëm 16-vjeç.
Mesfushori shkodran, prej vitesh tenton që të gjejë një vend te skuadra e parë e Atalantës. Megjithatë, pjesën më të madhe të kohës, e ka kaluar duke luajtur në formë huazimi te Palermo, Grosseto dhe Leço.
Ndërkohë, tashmë mediat italiane raportojnë se, 22-vjeçari shkodran do të nxirret në shitje gjatë kësaj merkatoje, pasi ekipi i parë i Atalantës nuk ka hapësira për mesfushorin Erdis Kraja.
Jane disa skuadra te interesuara per kete futbollist dhe me shume siguri shpejt do te gjendet edhe klubi qe do ta bleje kartonin e tij. Kujtojme qe Kraja eshte edhe pjese e kombetares U21 te Shqiperise
Maringlen ZHIVANI