Atalanta e mbylli vitin 2019 me një fitore historike dhe të paharrueshme ndaj Milanit duke i dhënë “shuplakë” në Bergamo.

Qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, u aktivizua për 90 minuta në triumfin sensacional ndaj “Djallit”, duke arritur së bashku me portierin Golini dhe repartin e mbrojtjes të neutralizojnë çdo aksion të kuqezinjve.

Shpartallimi i Milanit nga Atalanta ka lëkundur akoma dhe më shumë besimin e tifozëve dhe drejtuesve të klubit te trajneri Pioli.

Me “shkatërrimin” e sotëm, ai rrezikon seriozisht shkarkimin nga pankina e “Djallit”.

“Berat Xhimshiti (6.5). Duhet rishikuar vazhdimisht për sa i përket anës teknike, por për sa i përket forcës fizike është i pakalueshëm”, theksohet në vlerësimin për mbrojtësin shqiptar./syri/