Në shqipëri nuk ka salla të mbyllura për t’u zhvilluar garat e zakonshme që emërtohen në këtë mënyrë “Gara të sallave të mbyllura” dhe për rrjedhojë zhvillohen në qiell të hapur. Nëse është kohë e mirë nuk do ishte gjë e keqe por t’i zhvillosh këto gara më 25 janar, pak shanse ka për kohë të mirë. Megjithatë kampionati në salla të mbyllura, do të zhvillohet dhe Vllaznia ashtu si gjithmonë do tentojë për vendin e parë në renditjen ekipore.
Njëkohësisht pretendimet janë edhe për disa vende të para në garat e ndryshme individuale. Ekipin e Vllaznisë në këtë kampionat pritet ta përfaqësojnë sportistë të tillë si Elsid Dizdari, Elvedin Meti, Ardit Rrashi, Erdis Çaku, Izmir Smajlaj, Hermes Dinja, Durjon Idrizaj, Mario Shestani etj. Trajnerët Isak Bala, Vildan Tufi, Gëzim Mema, Albert Marashi e Dorian Tafa janë duke punuar me intensitet me këta sportistë për ta nisur edhe vitin 2012 me trofe. Më të mirët e garave të 25 janarit, do sigurojnë të drjetën për të qenë pjesë e ekipit tonë kombëtar që do marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura dhe me siguri që pjesa më e madhe e ekipit tonë kombëtar ka me qenë me sportistë shkodranë.
shkodrasport.com