Atletet e Vllaznise dominojne ne nje tjeter aktivitet kombetar qe u organizua diten e djeshme ne kryeqytet, pikerisht ne “Tirana Youth Run”. Aktivitet ky qe ishte më e madhi i atletikës i zhvilluar ndonjëherë në vend, për moshat nga 8 deri 18 vjeç. Në aktivitetin e mbajtur në pistën e re të Atletikës, morën pjesë 400 atletë dhe 12 ekipe nga e gjithë Shqipëria.

60 sportistë të Vllaznisë morën pjesë në këtë turne me ftesë të Presidentit të Federatës së Atletikës, z. Taulant Stërmasi. Padiskutim ekipi me më shumë pjesëmarrës në këtë garë sportive që bëri bashkë rreth 400 fëmijë nga e gjithë Shqipëria, solli 4 kupa për ekipin kampion në Shkodër.

Ekipi i Vllaznisë u shpall fitues si ekip për moshat 8-11 vjeç për vajza dhe djem, me atletët fitues: Roah Bashli, Elois Heta, Enes Nikshiqi, Elsar Balaj.

Vllaznia u shpall fituese si ekip për moshat 11-15 vjeç, me atletët fitues: Idlir Hoxha dhe Mario Cepi.

Vllaznia u shpall fituese e vendit të parë edhe në grupmoshat 16-18 vjeç për djem, me atletët fitues: Rigers Haxhiaj, Erdi Duka dhe Senald Selhanej.