Javën e ardhshme, konkretisht më 30 janar, në Elbasan do të zhvillohet kampionati dimëror i atletikës, ose ndryshe i ashtuquajturi “i sallave të mbyllura”. Atletët e Vllaznisë nën drejtimin e trajnerëve Albert Marashi, Vildan Tufi, Fatjon Serhati, Bruno Rrotani e Dorian Tafa, kanë kohë që përgatiten për këtë aktivitet ku padiskutim që do të kërkojnë të zënë disa vende të para në disiplina të ndryshme sportive. Kuptohet që garat e preferuara janë ato të kërcimeve dhe po ashtu edhe të shpejtësisë.
Zënia e vendit të parë në këto gara, por kuptohet edhe rezultatet e mira, do të shërbejnë edhe për përzgjedhjen e elementit që do të përfaqësojnë ekipin kombëtar në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura që zhvillohet muajin e ardhshëm në Stamboll të Turqisë.
© shkodrasport.com