Pas vendit te pare qe mori javen e kaluar ne Bar te Malit te Zi, atleti shkodran Franko Burraj ka korrur nje tjeter sukses edhe ne Mitingun Nderkombetar qe eshte zhvilluar diten e sotme ne Shkup te Maqedonise se Veriut.
Ai ka konkurruar serish ne garen e 100 metrave dhe ka bere nje tjeter paraqitje te mire duke arritur kohen 10″66 dhe si rrjedhoje i ka sfiduar te gjithe pjesmarresit e tjere ne kete gare dhe ka zene vendin e pare.
Kujtojme qe javen e kaluar ne Bar ai zuri vendin e pare me kohen 10″65. Kjo do te thote se Burraj po tregon nje stabilitet ne rezultatet e tij, per me teper qe behet fjale per nje gare te re ku ai eshte duke konkurruar, ate te 100 metrave.
Siç e dime, atleti i Vllaznise eshte kampion i padiskutueshem prej disa vitesh dhe madje edhe rekordmen ne garat e 200 dhe 400 metrave. Tashme mesa duket kete gje po tentoje ta beje edhe ne disiplinen e 100 metrave dhe bashke me trajnerin Bruno Rrotani mund t’ia dalin sepse kjo dyshe e ka bere realitet gjithmone ate çfare ka marre persiper./www.shkodrasport.com/