Paraditen e sotme Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka zhvilluar ceremoninë e ndarjes së bursave olimpike për sportistët më të dalluar shqiptar të cilët pritet ta përfaqësojnë denjësisht vendin tonë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Ndër sportistët që e kanë përfituar atë, sigurisht që nuk mund të mungonte Kampioni i Europës, atleti shkodran Izmir Smajlaj.

Vetë ai ka postuar një foto në faqen e tij në facebook duke falenderuar edhe njerëzit që e kanë mbështetë dhe vazhdojnë ta mbështesin.

“Përfitues i Bursës Olimpike të “Tokyo 2020” si sportist elitar në motivimin e pjesmarrjen në Olimpiadën e Tokios në vitin 2020.

Dua të falenderoj familjen time dhe trajnerin tim, të cilët më japin mbështetje e forcë për të arritur rezultate të denja për vendin tim e të bëj krenar çdo shqiptar!

Faleminderit KOKSH dhe FSHA për këtë pranim e vlerësim”- shkruan Smajlaj.
© shkodrasport.com