Mëngjesin e sotëm, tre ekipe të shoqatës sportive “Atletik Club Shkodra” janë nisur drejt Italisë për të marrë pjesë në turneun e përvitshëm “Citta della Pace” që zhvillohet në Roveretto.

Bëhet fjalë për ekipet e grupmoshave U-11, U-13 dhe U-15 të drejtuar nga trajnerët Elton Bungaja, Saimir Kaloshi, Erjon Mandi dhe Elis Legata.

Ky është viti i shtatë që ekipet e Shkodrës marrin pjesë në këtë turne mbarëbotëror dhe në edicionin e sivjetëm do të jenë të pranishëmm 36 ekipe nga shtete të ndryshme.

Duke folur për “Shkodra Sport” përpara nisjes, trajneri Bungaja është shprehur:

“Padyshim që do të synojmë të paraqitemi sa më denjësisht sepse kemi treguar që dimë edhe të fitojmë.

Dy vite më parë kemi zënë vend të parë me grupmoshën U-11 ndërsa pesë vite më parë vend të parë me U-17.

Edhe sivjet do të synojmë të përfaqësohemi sa më denjësisht për të nderuar Shkodrën dhe Shqipërinë.

Ekipet tona përveç prinderve qe jane financuesit kryesore te ketij aktiviteti, prane ekipit tone jane afruar dhe dy biznesmene me kompanine e tyre EuroSistem, dy vellezerit Maraçaj te cilet ndohmojne Akademine tone ne plotesimin e disa kushteve te vogla.

Falenderojmë edhe FSHF që na lejoi të marrim pjesë në këtë turne ngaqë jemi para ndeshjeve finale të Kupës dhe pranoi kërkesën tonë për të marrë pjesë në këtë turne.
© shkodrasport.com