Kampionatet rajonale të moshave për Zonën e Shkodrës po shkojnë drejt fundit.

Gjatë këtyre ditëve janë luajtur takimet gjysmëfinale sipas grupmoshave dhe tashmë kanë filluar të përcaktohen edhe ekipet finaliste.

Por supriza e këtyre ndeshjeve kanë qenë ekipet e “Atletik Klub Shkodra”.

Dy prej tyre kanë arritur në finale të kampionatit, aty ku do të ndeshen me ekipet e Akademisë Vllaznia.

Bëhet fjalë për ekipin U-17 që drejtohet nga trajneri Elis Legata dhe atë U-15 që drejtohet nga trajneri Saimir Kaloshi.

Ky i fundit ka fituar me 11-metërsha në gysmëfinale ndaj Scutarit.

“Atletik Klub Shkodra” kësisoj brenda një viti që është krijuar, ka hyrë shumë seriozisht në futbollin e moshave në Shkodër duke qenë një nga më të mirat që funksionon aktualisht.

Madje, sukseset e saj nuk janë vetëm në rang lokal sepse siç dihet, dy muaj më parë ekipi U-13 u bë fitues i një turneu ndërkombëtar të zhvilluar në Itali.
© shkodrasport.com