Atletik Club e ka mbyllur ne barazim 1-1 ndeshjen e saj te fundit te ketij kampionati, ate ndaj ndaj Kinostudios. Ka qene nje ndeshje e cila u tentua te fitohej me çdo kusht nga vajzat shkodrane sepse luanin me skuadren qe ndodhej ne vendin e gjashte dhe ne rast fitoreje sot, do ta kalonin ne renditje.

Perpjekjet ne fakt kane qene te medha ne kete perballje. Shkodranet kaluan te parat ne epersi me Markajn qe ne minuten e 3-te. Pjesa e pare u mbyll me kete rezultat.

Nderkohe qe, ne pjesen e dyte, Kinostudio barazoi ndeshjen ne krejt minutat e fundit. Per te balancuar takimin, mendoi Kwim, e cila shenoi golin e baraspeshes ne minuten e 90-te.

Pas ketij barazimi dhe njeheresh edhe ndeshjes se fundit te ketij kampionati, Atletik Club e mbyll duke u renditur ne vendin e shtate ne tabelen e klasifikimit me 23 pike.
Maringlen ZHIVANI