Ndryshimet e fundit te bera nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe projekti per te çuar futbollin e femrave tek klubet e Superliges, ka bere qe drejtuesit e “Atletik Klub Shkodra” te firmosin nje marreveshje bashkepunimi me klubin e Laçit.
Presidentet Pashk Laska dhe Elton Bungaja kane rene dakord qe i gjithe ekipi ‘Atletik” te perfaqesoje ne sezonin e ri klubin e Laçin ne kampionatin e femrave qe do te startoje diten e neserme. Kjo do te thote se skuadra kurbinase do te kete ne perberje te gjithe vajza shkodrane nderkohe ne pankine do te jene trajneret Elis Legata, Denis Çokaj dhe Robert Karma.
Nga sa mesohet, nje bashkepunim i tille eshte bere me qellim dhenien e mundesise ketyre vajzave per te vazhduar pasionin e tyre per futbollin ngaqe me emrin Atletik nuk mund ta benin kete gje me, pas organizimit te ri te bere nga FSHF.
Por duke luajtur me logon e Laçit, nje klubi i cili ka bere mire gjithe keto vitet e fundit ne kampionatin shqiptar, por edhe ne Europe, duke patur nje president si Pashk Laska, mund te krijohet mundesia per me shume investim dhe me shume te ardhura per keto futbolliste.
Laçi ne kete menyre me krijimin e ekipit te femrave ka plotesuar edhe kushtin e vene nga UEFA per licensim per pjesmarrjen ne Kupat e Europes per sezonin e ardhshem, nderkohe qe Atletik do t’u krijoje mundesine ketyre futbollisteve per t’u rritur edhe me shume nga ana profesionale.
Megjithate per me shume do jete vazhdimi i kampionatit ai qe do te tregoje nese ia ka vlejtur apo jo ky bashkepunim ne mes dy klubeve. Ideja duket e mire dhe te dy palet shpresojne qe te mbesin te kenaqura ne fund./SHKODRA-SPORT.COM/