Mbyllet edhe një tjetër kampionat moshash në Shkodër. “Atletik Klub Shkodra” është kampion i Ligës Amatore për grupmoshën U-13.
Ky ka qenë verdikti i ndeshjes finale të luajtur pasditen e sotme në kompleksin sportiv “Zmijani”.
Djemtë e drejtuar nga trajneri Elton Bungaja kanë fituar 3-1 ndaj Vllaznisë dhe janë shpallur kësisoj kampion.
Ndeshja ka qenë me shumë rivalitet sepse të dy ekipet kanë në rradhët e tyre lojtarë të talentuar.
Megjithatë, “Atletik” e ka interpretuar më mirë lojën. Ka fituar pjesën e parë me rezultatin 2-1 ndërsa në të dytën ka administruar avantazhin.
Vllaznia e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa është hedhur e tëra në sulm për të kërkuar golin e barazimit por në fakt ka qenë kundërshtari që ka shënuar edhe golin e tretë dhe të fundit.
“Atletik” kësisoj është kampione e këtij sezoni duke kurorëzuar një kampionat shumë të mirë.
Ky ekip vjen pas trofeut të fituar pak muaj më parë në Itali dhe po ashtu, një tjetër trofe të fituar në një aktivitet më 15 maj në plazhin e Velipojës.
Kemi te bejme me nje ekipe qe ka ne perberje lojtare te talentuar dhe jo me kot, ata jane shpallur triumfues edhe kete here.
© shkodrasport.com