Edicioni i rradhes i “Citta della Pace” qe u zhvillua ne Roveretto te Italise serish ka shkuar ne menyren e duhur per ekipet pjesmarrese nga Shqiperia teksa ekipi Atletik Klub Shkodra U11 ka zene vendin e dyte ne kete turne nderkohe qe “Juban Danja” ka zene vendin e katert ne garat e femrave.

Paraqitjen me te mire nder ekipet shqiptare e ka bere ai Atletik U11 i cili ka arritur deri ne finale dhe ndonese nuk arriti ta fitonte ate, serish edhe me vendin e dyte perben nje sukses sepse ne kete grupmoshe kane qene 36 ekipe nga 12 shtete te botes.

Ekipi i Atletik eshte mundur ne finale nga ACJ Milanz, por kjo nuk i ka merzitur djemte e vegjel shkodrane sepse e kane pare qe koefiçenti i veshtiresise se ketij turneu ka qene shume i madh dhe per kete arsye, edhe kupa e vendit te dyte qe ato kane marre, eshte vertete nje rezultat per t’u pergezuar.

Nderkohe siç dihet, ne kete turne sivjet ka marre pjese edhe ekipi i futbollit te femrave te “Juban Danja” i cili arriti deri ne gjysmefinale por pa mundur dot te shkoje me tej. Gjithsesi edhe vendi i katert qe ai ka zene konsiderohet sukses, duke pare moshen e re te shumices se vajzave te ketij ekipi dhe po ashtu edhe ka patur probleme te tjera te demtimit te disa vajzeve.
© shkodrasport.com