Pasditen e sotme, ekipet pjesmarrëse në “Citta della Pace” që u zhvillua në Roveretto kanë mbërritur në Shkodër dhe për t’i pritur në qendër të qytetit kanë qenë familjarë por edhe tifozë të tyre.

Kuptohet që suksesin më të madh ndër gjashtë ekipet pjesmarrëse nga Shqipëria e ka patur ai “Atletik U11” që zuri vendin e dytë në mes 36 ekipeve pjesmarrëse të kësaj grupmoshe nga 12 shtete të Botës që merrnin pjesë aty.

Trajneri i këtij ekipi Erion Mandi në një prononcim të shkurtër pas mbërritjes në Shkodër është shprehur: “Paraqitja e këtij ekipi ka qenë vërtetë mbresëlënëse sepse jemi paraqitur si të barabartë dhe madje kemi triumfuar ndaj shumë prej tyre, duke mbërritur deri në finale.

Kjo është një arritje për Akademinë tonë, por edhe për futbollin shkodran dhe atë shqiptar sepse e kemi përfaqësuar denjësisht në këtë turne të rëndësishëm. Stërvis djem të talentuar dhe një pjesë e tyre ju siguroj se kanë për të patur një të ardhme shumë të mirë përpara në futboll”.
© shkodrasport.com