Ne futbollin e moshave ne Zonen e Shkodres ka disa Akademi ku punohet vertete mire me elementin e ri dhe njera prej tyre eshte “Atletik Klub Shkodra”. Edhe sivjet gjerat duken ne rrugen e duhur teksa perpos ekipeve U14 dhe U15 qe marrin pjese ne kategorine e pare, fokusi i drejtuesve te Akademise eshte perqendruar edhe tek grupmosha U13.
Kjo sepse aty ka nje brez lojtaresh shume te mire dhe qe premtojne shume per te ardhmen. Me ta punon plot pasion trajneri Denis Çokaj i cili duket shume i kenaqur me menyren si funksionojne gjerat dhe ecurine e deritanishme.
Kampionati i kesaj grupmoshe per Ligen Amatore- Zona Shkoder ka disa kohe qe ka nisur dhe Atletik U13 ka luajtur deri tani tre ndeshje. Sigurisht qe ato jane fituar sepse siç thame kemi te bejme me nje ekip shume solid, por ai ka nje te veçante tjeter.
Golaverazhi pas ketyre tre ndeshje eshte vertete interesant: 27-0. Ne ndeshjen e pare djemte e drejtuar nga trajneri Çokaj kane shenuar 12 gola, ne te dyten 8 dhe ne te treten 7. Nderkohe qe porta e tyre vazhdon te mbetet e paprekur.
Pjese e ketij ekipi jane 4 futbolliste te cilet jane grumbulluar me ekipin kombetar rajonal te kesaj grupmoshe dhe spikasin per talentin e tyre. Megjithate eshte vetem fillimi dhe sigurisht qe kane shume rruge perpara. Ajo qe ka rendesi eshte se gjerat duken ne rrugen e duhur./SHKODRA-SPORT.COM/