“Atletik Klub Shkodra” U15 ka marre nje tjeter fitore ne kampionatin e kategorise se pare duke u ngjitur pas tre javesh ne kuoten e 7 pikeve dhe si rrjedhoje renditet ne vendin e dyte aktualisht me dy pike mbas Apollo 2016 qe kryeson me 9 pike te plota.

Diten e djeshme ekipi i drejtuar nga trajneri Saimir Kaloshi ka luajtur ne Kavaje ndaj Beses dhe ka fituar me rezultatin e paster 3-0. Ne pjesen e pare ka qene futbollisti Viktor Luka qe ka shenuar golin e pare, ndersa ne pjesen e dyte do te ishte futbollisti Armando Vuksani qe do te shenonte nje dopiete duke kompletuar ne kete menyre fitoren e paster ndaj kavajasve.

Kujtojme qe ne javen e pare “Atletik” U15 barazoi 2-2 ne transferte me Laçin, ndersa ne javen e dyte fitoi 1-0 ne Shkoder ndaj Kinostudios. Javen e ardhshme ai do te prese ne Shkoder ekipin “Shqiponjat 2017” dhe sigurisht qe objektivi do te jete fitorja.

Ndryshe nga ekipi U15, ai U14 i “Atletik Klub Shkodra” eshte mundur diten e djeshme teksa ka luajtur ne Tirane ndaj Akademise se Futbollit duke sigluar shifrat 0-2. Shkodranet kane rezistuar ne pjesen e pare e cila eshte mbyllur ne barazim pa gola, por ne te dyten kane pesuar dy dhe si rrjedhoje kane dale pa pike nga kjo perballje.

Pas tre javesh kampionat, “Atletik” U14 ka luajtur dy ndeshje (ajo ndaj Egnatias nuk eshte luajtur ende), te cilat i ka humbur dhe si rrjedhoje ende nuk e ka provuar shijen e pikeve, por me siguri qe ne javet e ardhshme do te vijne edhe ato./SHKODRA-SPORT.COM/