Atletik U15 vijon te beje paraqitje shume te mira ne kampionat dhe keshtu ka ndodhur edhe ne ndeshjen e rradhes, ate te luajtur diten e sotme ndaj KF Shkodra duke fituar me rezultatin 3-1. “Derbi” shkodran i kesaj grupmoshe eshte dominuar nga futbollistet e trajnerit Saimir Kaloshi.
Ka qene sulmuesi Armando Vuksani qe ka shenuar golin e pare te kesaj ndeshje duke zhbllokuar shifrat dhe duke treguar ambiciet me te medha te Atletik per ta fituar kete takim. Me golin e tij eshte mbyllur pjesa e pare e ketij takimi.
Ne te dyten ka qene futbollisti Gersi Gjergji qe ka dyfishuar shifrat ne minuten e 46-te dhe dy minuta me vone do te ishte futbollisti Viktor Luka qe do te shenonte edhe te tretin dhe qe do te vuloste fitoren e ketij takimi.
Nderkohe goli i shenuar ne minuten e 58-te nga futbollisti Elseid Ceni per KF Shkodra nuk do te sherbente per asgje tjeter, por thjesht sa per te vulosur rezultatin perfundimtar te ketij takimi ne shifrat 3-1 ne favor te Atletik U15.
Me kete trepikesh ai ngjitet ne kuoten e 53 pikeve dhe vazhdon te mbaje vendin e dyte ne renditje, nderkohe qe KF Shkodra mbetet me 31 pike ne vendin e peste. Ne mesjave nderkohe Atletik U15 do te ndeshet me ekipin kryesues te renditjes, Apollo 2016 dhe padyshim qe pritet nje ballafaqim shume interesant ku djemte shkodrane sigurisht qe do te kerkojne fitoren./www.shkodrasport.com/