Atletika shkodrane dhe ajo shqiptare kane humbur diten e djeshme nje kampione te madhe, pikerisht Luke Zefin. Atletja e njohur e Vllaznise se viteve ’60 eshte ndare nga jeta ne Itali ku a jetuar keto vitet e fundit bashke me familjen e saj. Nje lamtumire ne moshen 70 vjeçare e kesaj sportisteje qe pak kohe me pare ishte pjese e “atleteve te shekullit” te Sportklub Vllaznia.
Po kush eshte Luke Zefi? Ka lindur në Mali-Kolaj të Shkodrës më 30 janar 1949. Ka mbaruar klasën e katërt dhe 7-vjeçaren në Shkodër. Në orën e edukimit fizik, në garën e kërcimit së larti, ka arritur të kërcejë 1.37 metra. Një rezultat, i cili u pëlqye nga mësuesja e edukimit fizik Kristina Caka.
Dhe duke e pëlqyer këtë rezultat të saj, i rekomandoi që të vazhdonte shkollën e mesme pedagogjike. Këtu mësuesi i edukimit fizik, Ibrahim Dizdari, i rekomandoi që të vazhdonte atletikën, si dhe stërvitjen në stadiumin e Shkodrës me trajnerin e njohur Feti Dizdari e më pas dhe Syrri Hotin.
Hoti ishte trajneri i kërcimit së larti dhe kërcimit së gjati. Në vitin 1963 Lukja ka thyer rekordin e kërcimit së larti, që e mbante Shaqe Nika. Më pas në maj 1964 rezultati i saj ishte 1.45 metra. Dhe me këtë rezultat ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik.
Më 3 korrik-4 gusht 1965 ka qenë në stërvitje me kinezët, me rekordmenen U. Fu-Sham. Me stërvitjen në Kinë siguron pjesëmarrjen në Ballkaniadë, por duke qenë se bëheshin në Athinë nuk morën pjesë. Në atë periudhë, deri në 1969, Luke Zefi eshte nderuar me tituj kampion, ndërsa deri më 1971 ka bërë një tërheqje nga sporti për arsye familjare.
Nga 1972-1973 eshte aktivizuar me Vllazninë dhe ka marrë pjesë në garat e kërcimit së larti, ndërsa rezultati im më i mirë është 1.51 metra. Në kërcim së gjati ka pasur rezultatin 5.43 metra. Me rezultatin që ka arritur në pesëgarësh eshte bërë Mjeshtre Sporti, ndërsa ka qenë fituese jo vetëm në këtë garë, por dhe në stafetën 4×100 metra dhe 80 metra.
Në fillimin e karrierës se saj, Lukja ka garuar në tregarësh për të reja. Dhe në këtë disiplinë rezultati i saj ka qenë rekord. Ekipi i vajzave të Vllaznisë, pjese e se ciles ishte edhe ajo ka zënë vendin e parë për 17 vjet, me trajnerin Feti Dizdarin si dhe me atletet e tjera Myzejen Duli, Shaqe Nika, Angjelina Gurakuqi, Mimoza Meta, Xhemalie Kavaja, Lula Ndoja dhe Adile Dani.
Lukja njekohesisht ka qenë mësuese e edukimit fizik në shkollat e fshatrave të Shkodrës, që nga Hoti i Ri, Gruda, Gruemira dhe Oblika. Kurse Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë e kam mbaruar më 1970-1975.
Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Zefi per humbjen e njeriut te saj te dashur dhe njekohesisht, komunitetit te atletikes shkodrane, per humbjen e kesaj sportisteje te talentuar.
Lamtumire KAMPIONE!