Atletika shkodrane dhe ajo shqiptare ka humbur një emër të nderuar të saj, Ruzhdi Piraniqin. Ish- kampioni dhe rekordmeni i ecjes sportive, është ndarë nga jeta ditët e fundit në Itali dhe sot trupi i tij është sjellë në Shkodër teksa ditën e shtunë në orën 12.00 do të bëhet edhe ceremonia e varrimit të tij. Piraniqi njihet si një nga sportistët më të mirë të viteve ’50 teksa në disiplinën e ecjes sportive ai ka qenë kampion dhe rekordmen. Ndërkohë pas viteve ’90 ka marrë pjesë rregullisht në Kampionatet Ballkanike të veteranëve teksa edhe aty nuk kanë munguar titujt e kampionit të Ballkanit madje edhe si rekordmen i tij për disa vite me rradhë ne garat e 5 dhe 10 km ecje sportive.


Ruzhdi Piraniqi kishte disa vite që vuante nga një sëmundje e rëndë prej së cilës fillimisht u detyrua të priste njërën këmbë ndërkohë që kohët e fundit ka prerë edhe tjetrën në përpjekje për të ndaluar sëmundjen megjithatë ajo nuk është ndalur derisa i ka marrë edhe jetën në moshën 85 vjeçare. Megjithatë Ruzhdi Piraniqi do të kujtohet nga të gjithë jo vetëm për rezultatet sportive por edhe për vlerat e tij njerëzore. Gazeta shkodrasport.com i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij për humbjen e njeriut të dashur dhe njëkohësisht edhe komunitetit të atletikës shkodrane për humbjen e kampionit dhe rekordmenit të saj.
www.shkodrasport.com