Një tjetër ekip I klubit Vllaznia, pikërisht ai I atletikës për 20 vjeçarë, do të kërkojë titullin kampion në garat që do të zhvillohen pasditen e së premtes në Tiranë. Sportistët e këtij ekipi kanë kohë që përgatiten për këtë kampionat dhe pas titullit të 17 vjeçarëve, do të sjellë edhe një tjetër kupë në Shkodër. Një nga trajnerët e këtij ekipi, Vildan Tufi, në një intervistë për gazetën shkodrasport.com, e ka bërë të sigurtë marrjen edhe të këtij titulli kampion. “Mendoj se këto tituj tashmë janë një rutinë për Vllazninë. Besoj se do të triumfojmë edhe në këtë kampionat sepse sportistët tonë gëzojnë formë shumë të mirë sportive”- ka thënë Tufi.

Në fakt, për sportistët e Vllaznisë tashmë nuk duket se është më problem marrja e një titulli kampion. Objektivi I tyre është përmirësimi I rezultateve personale dhe pse jo edhe të rekordeve të tyre. Trajneri Tufi e thekson këtë gjë megjithëse e ka të qartë se këto rekorde kanë shkuar në nivele të larta dhe duhet shumë punë për t’I thyer. “Pretendojmë rezultate të larta nga sportistë të tillë se Gledis Halluni e Bajram Muça ndonëse rekordet kanë shkuar në shifra të larta megjithatë nuk përjashtohet mundësia edhe e thyerjes së ndonjë rekordi nga ana e tyre”- ka thënë në fund Tufi.E rëndësishme është që në Shkodër do të vijë një tjetër titull kampion për ekipet e klubit Vllaznia duke bërë kështu që muzeu I tij të pasurohet edhe me një tjetër trofe.

© shkodrasport.com