Dita e pare e kampionatit kombetar te atletikes per te rritur ka shkuar ne menyren e duhur per atletet e Vllaznise te cilet kane dominuar ne disa prej garave te zhvilluara pasditen e djeshme ne stadiumin “Elbasan Arena”.

Keshtu i zakonshmi Franko Burraj ka dominuar ne garen e 400 metrave duke mos patur serish kundershtare qe t’i afrohen dhe ai ka zene vendin e pare me kohen shume te mire 46″40 dhe ne kete menyre eshte shpallur kampion kombetar per vitin 2024 ne kete disipline.

Po ashtu kampion kombetar eshte shpallur edhe sportisti Endri Rakaj i cili ka zene vendin e pare ne disiplinen e 100 metrave me kohen 10″87, ndersa Glenis Haxhija po i Vllaznise ka zene vendin e pare dhe eshte shpallur kampion ne kercim se larti me steken e ngritur ne kuoten e 1.95 metrave.

Vllaznia e meshkujve ka zene vend te pare edhe ne stafeten 4×100 metra me kohen 42″15. Vend te pare dhe kampione kombetare per vitin 2024 eshte shpallur edhe atletja shkodrane Erisa Rrasa, pikerisht ne garen e kercimit se gjati me distancen 5.72 metra.

Pasditen e sotme do te zhvillohen garat e dites se dyte dhe te fundit njekohesisht te ketij kampionati, ku Vllaznia pritet te kurorezohet me titullin e 16-te kampion rradhazi dhe te 28-tin ne historine e saj./www.shkodrasport.com/