Sukseset e atletikes shkodrane vazhdojne. Diten e djeshme Vllaznia eshte shpallur kampione e Shqiperise edhe per 20 vjeçarët ne garat e zhvilluara ne Elbasan. Atletet kuqeblu kane dominuar ne shume prej disiplinave dhe madje prej ketij ekipi ka dale edhe sportisti me i mire i kampionatit qe eshte Erdi Duka.
Perpos tij kane spikatur edhe atlete te tjere qe kane treguar vlerat e tyre dhe si rrjedhoje ne fund te kampionatit, Vllaznia me 105 pike eshte shpallur kampione e Shqiperise per vitin 2024.
Nje merite e padiskutueshme kjo e te gjithe sportisteve por edhe e trajnereve Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorian Tafa e Jetmir Jahaj qe punojne me shume perkushtim çdo dite ne stervitje me ta.
REZULTATET TEKNIKE:
100 metra
Rigers Haxhiaj – vendi 1-re
110 metra/pengesa
Genald Selhanej – Vendi 1-re
200 metra
Genald Selhanej – Vendi 1-re
Rigers Haxhiaj – Vendi 2-te
400 metra/pengesa
Sidrit Kopliku – Vendi 1-re
800 metra
Sidrit Kopliku – Vendi 1-re
Kercim se gjati
Erdi Duka – Vendi 1-re
Mario Cepi – Vendi 2-te
Elizeo Spathari – Vendi 3-te
Kercim 3-hapesh
Mario Cepi – Vendi 1-re
Elizeo Spathari – Vendi 2-te
Kercim se larti
Arjon Alibali – Vendi – 1-re
Stafete 4×100 metra
G. Selhanej, M. Cepi, E.Duka, R. Haxhiaj – Vendi 1-re
Stafete 4×400 metra
A.Alibali, G. Selhanej, E.Spathari, R. Haxhiaj – Vendi 1-re
Sportisti me i mire i aktivitetit: Erdi Duka ne kercim se gjati me 875 pike Olimpike.
Klasifikimi ekipor: Vllaznia vendi i 1-re me 105 pike