Pas sukseseve me ekipin U13 te djemve dhe U16 te djemve dhe vajzave, Vllaznia ne atletike eshte shpallur diten e djeshme kampione kombetare edhe me U18 duke treguar se vazhdojne sukseset e pandalshme te te gjitha grupmoshave te saj. Garat jane zhvilluar ne Elbasan dhe jane shoqeruar nga nje dominim i atleteve shkodrane.

Kuptohet qe edhe me kete grupmoshe, kane spikatur sukseset kryesisht ne garat e shpejtesise, por edhe ato te kercimeve duke bere qe Vllaznia ne fund te kampionatit te grumbullonte 144 pike, me shume se çdo ekip tjeter dhe duke u shpallur ne kete menyre kampione kombetare per vitin 2024. Nje merite kjo e te gjithe sportisteve dhe ne veçanti e trajnereve Albert Marashi, Bruno Rrotani, Jetmir Jahaj e Dorian Tafa per punen e palodhur me ta./www.shkodrasport.com/

Rezultatet e atleteve te Vllaznise:

100 metra

Renis Jasini – vendi 1-re
Gerald Karramanoviq – vendi 3-te

110 metra/pengesa

Sidrit Kopliku – vendi 1-re
Ergi Dallnesi – vendi 3-te

200 metra

Renis Jasin – vendi 1-re

400 metra/pengesa

Sidrit Kopliku – 1-re

400 metra

Dejan Balla – vendi 3-te

Kercim se larti

Andrea Nenshati – vendi 1-re

Kercim se gjati

Elizeo Spathari – vendi 1-re
Mario Cepi – vendi 2-te
Jozef Kuqani – vendi 3-te

Kercim 3-hapesh

Mario Cepi – vendi 1-re
Elizeo Spathari – vendi 2-te
Jozef Kuqani – vendi 3-te

Stafete 4x 100 metra

Sidrit Kopliku, Renis Jasini, Elizeo Spathari, Mario Cepi – vendi 1-re
Gerald Karramanoviq, Arijon Alibali, Ergi Dallnesi, Nikolas Ndoja – vendi 2-te


Stafete 4x 400 metra

Sidrit Kopliku, Mario Cepi, Dejan Balla, Idlir Hoxha – vendi 1-re
Klasifikimi ekipor: Vllaznia vendi 1-re me 144 pike