Vllaznia e atletikes behet gati per suksesin e rradhes, pikerisht ne garat e Kampionatit Kombetar qe do startoje pasditen e sotme ne stadiumin “Elbasan Arena”, ku do te marrin pjese atletet e te gjithe ekipeve te vendit.

Ekipi shkodran eshte prej kohesh duke u pergatitur per kete eveniment qe eshte me i rendesishmi ne garat kombetare dhe premton fitimin e titullit te 16-te kampion rradhazi dhe njekohesisht te 28-tin ne historine e atletikes shkodrane.

Keto shifra padiskutim qe tregojne me se miri edhe per punen e shkelqyer qe eshte bere ne keto dy dekadat e fundit me trajnere shume pasionante te drejtuar nga kryetrajneri Albert Marashi, por edhe pjesa tjeter si Bruno Rrotani, Dorian Tafa dhe Jetmir Jahaj.

Kampionati do te zgjase dy dite dhe kuptohet qe stafi i Vllaznise syte i ka tek sportiste te tille si Franko Burraj, Kolindo Kiri, Leandro Çardaku, Durjan Idrizaj, Muhamet Çangeli, Endri Rakaj, Erisa Rrasa etj, por edhe tek te tjeret sepse piket e secilit prej tyre do ta shpallin ekipin shkodran serish kampion./www.shkodrasport.com/