Atletiko Madrid fitoi garën për të nënshkruar me talentin Zhoao Feliks, teksa spanjollët vendosën të paguanin edhe qindarkën e fundit në klauzolën prej 126 milionë euro të portugezit. 20-vjeçari, shkëlqeu me Benfikën dhe pas largimit të Grizman, Atletiko nuk u mendua dy herë ta transferonte.

Mirëpo, shuma e lartë duket se ka surprizuar edhe vetë Feliks i cili së fundmi ka rrëfyer se pavarësisht të gjithave, nuk ka presion prej çmimit të lartë që klubi pagoi për shërbimet e tij. “Pasi nënshkrova mendova: Dreqin, kushtova 126 milionë euro.

Por, në çdo rast shuma nuk është një presion për mua, përqendrohem vetëm në fushë. Po punoj për të pasur më shumë energji në trupin tim. Sapo topi të vendosë të futet në portë, atëherë golat do të vijnë njëri pas tjetrit. Jam i bindur , të gjithë sakrificat e mia do të shpërblehen”, u shpreh Feliks./VipSport/