Atletja shqiptare, Klodiana Shala ka zbuluar rrugën që ndoqi për tu bërë një sportiste profesioniste. E ftuar në “Late Night Show” në Ora News, ajo tregoi se stërvitej pa dëshirën e babait, i cili e paragjykonte për mënyrën se si visheshin sportistet e garave të atletikës.
“Paragjykimin kryesor e kam pasur nga babai im. Kur e kam filluar sportin në 1994, 3 muaj me mamin bëja sikur shkoja tek tezja, por shkoja në stadium se babi thoshte: Goca ime s’do bëhet atlete se do dali me kilota në sy të njerëzve.
Babi im ka qenë ai i pari. Kur i doli emri aty në gazetë, Klodiana Bashkim, tha: Goca ime kjo“,tha Klodiana Shala.
Shala ka qënë pjesëmarrëse olimpike tre herë, ku ka përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike në vitin 2000, 2004 dhe 2008 dhe konsiderohet nje nga atletet me te mira te Shqiperise pas viteve ’90.
Megjithate, ajo çfare thote per paragjykimet eshte realiteti shqiptar i cili dashje pa dashje ka ndikuar edhe ne pjesmarrjen e shume femrave ne sport.