Janari ka qenë një muaj i mirë për Vllazninë, pasi trajneri Ernest Gjoka afroi 4 lojtarëve cilësorë në merkaton e janarit dhe atmosfera e grupit duket më e mirë. Largimi i sulmuesit Charles Atsina nuk mori shumë vëmendje, pasi kuqeblutë afruan Xhevahir Sukajn, një emblemë të futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Eduasportin.com mëson se kontrata mes Atsinës dhe Vllaznisë nuk është mbyllur ende. Problemet mes lojtarit dhe klubit shkodran janë prezente dhe situata duket se do të marrë për keq.

Vllaznia ka nxjerrë jashtë skuadre lojtarin duke mos e konsideruar më pjesë të klubit, por diçka e tillë nuk pranohet nga futbollisti.Ganezi është nxjerrë nga skuadra e Vllaznisë dhe drejtuesit e klubit i komunikuan vendimin për t’u stërvitur me ekipin e Vllaznisë B. Një masë e tillë nuk është pranuar nga sulmuesi.Situata duket se nuk do të ketë zgjidhje dhe çështja mund të përfundojë në FIFA, pasi lojtari pretendon se ka një kontratë të rregullt, ndërsa klubi kërkon që të nxjerrë “blof” futbollistin. Shkodranët besojnë se përgjegjësi kryesor për këtë situatë është sulmuesi, ndërsa ana e lojtarit ia lë fajin atij.

Atsina ishte sulmuesi kryesor i Vllaznisë në gjysmën e parë të sezonit. Ai luajti në 10 ndeshje dhe shënoi 2 gola. Atsina ishte një element i domosdoshëm për kuqeblutë, në gjysmën e parë të sezonit. /EDS/