Një lajm i bujshëm qarkullon në orët e fundit në Angli. Pierre Emerick Aubameyang, raportohet se ka thënë “po” idesë për t’u transferuar te Manchester United gjatë kësaj vere.
Bomberi nga Gaboni ka surprizuar të gjithë duke ju përgjigjur pozitivisht idesë për të zënë vendin e Lukakut, i cili pritet të transferohet te Interi.
30-vjeçari nuk është aspak i lumtur te Arsenali, edhe pse në sezonin e fundit fitoi “Këpucën e Artë” në Angli, duke shënuar 22 gola. Ole Gunnar Solskjaer mendojnë se ai do të ketë një kompakt të ngjashëm me Van Persie, i cili erdhi nga Arsenali në vitin 2012, transmeton KJ.
Arsenali e transferoi Aubameyang sezonin e kaluar për 54 milionë paund, teksa ai shënoi plotë 41 gola në 65 ndeshje për “Gunners”. United është në kërkim të një bomberi që garanton gola, teksa duket që sulmuesi nga Gaboni është zgjedhja ideale.