Emerimi i tij ne postin e zevendestrajnerit i ka ardhur disi i papritur, por nuk mund t’i thoshte dot “jo” ofertes se drejtuesve te Vllaznise sepse behej fjale per t’i sherbyer skuadres ku eshte rritur si futbollist.
E kemi fjalen per Auron Milotin. Ish- sulmuesi i njohur prej disa ditesh po punon perkrah Elvis Plorit dhe Ideal Lekiqit me skuadren kuqeblu dhe kuptohet qe situata ne te cilen filluan punen ata, ka qene e veshtire.
Megjithate, Miloti e ka marre me shume deshire. Po mundohet te beje me te miren ne çdo seance stervitore dhe ajo qe bie ne sy eshte perfshirja e tij ne procesin stervitor.
Ate e shohim duke vrapuar bashke me lojtaret, duke luajtur ne kuadrat dhe duke i udhehequr ata ne shume ushtrime. Ndonese vitet kane kaluar, per 48 vjeçarin reflekset jane serish prezent.
Vete ai eshte i bindur se bashke e Plorin do t’ia dalin te kapin objektivat qe Vllaznia ka per kete sezon, si ne kampionat, ashtu edhe ne kupen e Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/