Auron Miloti ish-sulmues i Vllaznisë, i cili vitin e shkuar u vendos përkohësisht edhe në rolin e trajnerit të kuqebluve, në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, analizon ecurinë e skuadrës deri më tani.
Miloti shprehet se Vllazninë e ka konsideruar që në startin e kampionatit si favorite për në katërshen e parë, pavarësisht luhatjeve të sezonit. Ai ka besim të plotë te grupi, teksa shprehet në mënyrë pozitive për stafin teknik dhe trajnerin Osmani, i cili sipas tij, i ka gjetur “ilaçin” e duhur këtij grupi lojtarësh.
A mendonit në fillim të sezonit se Vllaznia do të vinte në këtë pikë, duke luftuar për Kupën dhe titullin?
Me nisjen e sezonit e mendoja që me lojtarët që kishte në dispozicion, do të luftonte për t’u renditur në katërshen e parë. Vllaznia ruajti boshtin e skuadrës, përmend këtu emra si Balaj, Hakaj, Mala, Smajli dhe Boshnjaku. Nga ana tjetër, ardhja e Krymit i dha një forcë më shumë. Pikësynimi i klubit dhe skuadrës mendoj se ka qenë renditja në katër vendet e para, sepse edhe kështu shkohet te titulli me këtë formulë.
Çfarë ndryshoi trajneri Osmani që skuadra u transformua?
Ardhja e trajnerit Osmani u bë në momente të vështira për Vllazninë. Qetësinë dhe zgjuarsinë që e karakterizon, ai i përcolli edhe në skuadër dhe te lojtarët:
A e shikoni Vllazninë si fituese në dy fronte, kampionat dhe Kupë?
Nëse Vllaznia arrin që të mbajë këtë ritëm dhe nuk ka dëmtime, unë e shikoj të denjë për të dyja frontet, si në Kupë, ashtu edhe në kampionat.