Kampionati i Superliges po shkon drejt fundit dhe tashme jane percaktuar edhe tre skuadrat qe do te jene ne gare per fitimin e titullit kampion. Ne mes tyre eshte edhe Vllaznia e cila nuk e nisi mire sezonin, megjithate tashme eshte e pozicionuar ne vendin e dyte dhe sigurisht qe pretendon edhe titullin.
Ne lidhje me ecurine e saj, por edhe shanset qe ka per ta fituar ate, ka dhene nje prononcim per mediat, ish- futbollist, trajneri por edhe ish- drejtori i Vllaznise Auron Miloti qe per “Panorama Sport” do te shprehej ne kete menyre:
“Është e vështirë në këtë pak kohë që Brdariç ka në dispozicion të thuash që do të sjellë titullin që ne po presim në Shkodër. Por ne shpresojmë që ai së bashku me lojtarët që ka ta bëjnë realitet këtë gjë.
Çdo ekip që është në katërshe ka shanse për t’u shpallur kampion. Nëse Vllaznia në këto ndeshje nuk ka dëmtime dhe vazhdon me këtë rritëm atëherë shanset për të dalë kampion janë të larta”.
Miloti nderkohe ka folur edhe per ndeshjen e neserme ne mes dy skuadrave me te cilat ka luajtur gjate karrieres se tij dhe ka deklaruar keshtu: “Ndeshja me Tiranën të sjell gjithmonë emocione si brenda, ashtu edhe jashtë fushe. Për futbollin shqiptar është ndeshje ku cilësitë e çdo lojtari shfaqen në nivelet më të lartë.
Është një ndeshje ku edhe emocionet jashtë fushe janë po aq të forta, sepse kanë edhe historinë brenda. Aq më tepër për një njeri si unë që i ka provuar brenda në fushë duke luajtur me të dy ekipet. Përballja mes tyre nuk njeh renditje dhe pikë, por mbetet përherë një “klasike” e madhe e futbollit shqiptar”.