Pak minuta më parë presidenti i Kukësit ka prezantuar para mediave trajnerin e ri të kësaj skuadre, austriakun Peter Pacult. Bashkë me të është prezantuar edhe Nderim Nexhipi që do të mbajë një tjetër funksion në klub. Sigurisht që lajmi i ardhjes së Pacult tek kukësianët ka bërë disi bujë sepse kemi të bëjmë me një trajner të njohur që ka drejtuar për disa vite edhe Rapidin e Vjenës apo dhe ekipe të tjera me emër. Presidenti Gjici ka deklaruar se ai do të jetë trajneri më i paguar në gjithë historinë e futbollit shqiptar. Por kjo nuk është ndonjë gjë për t’u çuditur.

Ajo që të bën përshtypje në gjithë këtë histori është padyshim bindja e Pacult për të ardhur në Shqipëri. Dhe njeriu që e ka bërë të mundur këtë gjë është… një shkodran. Bëhet fjalë për menaxherin e FIFA-s Marjan Prela i cili eshte ne rreth ne foton e mesiperme. Ai jeton prej vitesh në Austri dhe ka njohje të shumta në ambjentin sportiv të këtij shteti. Pikërisht ka qenë ky menaxher që e ka bindur trajnerin në fjalë të vijë tek Kukësi por njëkohësisht ka bindur edhe presidentin Gjici për vlerat e këtij trajneri.

www.shkodrasport.com