Superliga shqiptare do vijojë sot me javën e pestë me ndeshjen e rradhes. Një duel është programuar për sot në orën 17:45. Në “Loro Boriçi” Vllaznia pret Kastriotin, me duelin që duket i luftuar.
Vendasit e Josës kërkojnë të bëjnë autokritikën e humbjes 3-0 një javë më parë, ndërsa vazhdimësi kërkojnë te krutanët. Djemtë e Çelës e kanë treguar se edhe këtë sezon janë një “kockë e fortë”, duke i hapur probleme të gjitha skuadrave.
Per kete arsye pritet qe te zhvillohet nje ndeshje interesante e cila mund te dhuroje edhe futboll te bukur por edhe befasi. Vllaznia duket me e motivuar per ta fituar kete ndeshje, por nuk do ta kete aspak te lehte ndaj nje kundershtari qe luan fort.
Kujtojmë se për javën e pestë, Tirana fitoi 4-0 me Teutën, Bylis dhe Egnatia barazuan 0-0, ndërsa Erzeni mposhti 1-0 Laçin. Nesër në 15:00 luhet Kukësi – Partizani, ndeshje me te cilen mbyllet edhe java e 5-te e “Abissnet Superiore.