Dionis Avdiaj u aktivizua sërish si titullarë në radhët e skuadrës së Vilem 2 ndaj ekipit të AFC. Avdiaj shënoi golin e parë të ndeshjes në të 18’. Sulmuesi shqiptar edhe këtë sezon është duke kaluar një formë mjaft të mirë.

Avdiaj, aktualisht 21-vjeçar ka shënuar 4 gola këtë sezon, ndërsa ka luajtur 15 ndeshje si titullarë. Për të është viti i dytë në kampionatin holandez, pasi kujtojmë që në sezonin e shkuar ka qenë pjesë e skuadrës së Rodës.

Pjesa e parë e sfidës Vilem 2 – AFC u mbyll 3-0. Avdiaj eshte padyshim nje element me shume perspektive dhe duket se kete sezon po tregon me se miri vlerat e tij.

Tek Vilem 2 ai duket se eshte ambjentuar mjaft mire dhe po shfaq aftesite e tij.