Nga Maringlen ZHIVANI

Lajmi i trishte i ndarjes nga jeta te Paulin Ndojes ka prekur edhe shume ish-futbolliste shkodrane, te cilet kane luajtur nder vite me legjenden shkodrane. Njeri prej tyre eshte edhe Avenir Dani, nje nder portieret me te shquar ne historine e Vllaznise.

Dani dhe Ndoja kane punuar se bashku prane klubit shkodran edhe si trajnere te portiereve, duke stervitur dhe duke nxjerre portiere te talentuar qe kane mbrojtur me shume sukses porten e Vllaznise ne vite. Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, Avenir Dani tha se me ndarjen nga jeta te Paulin Ndoja, Shkodra ka humbur nje figure te madhe.

“Sot nje dite tjeter humbjet e nje figure te madhe ne sportet e Shkodres. Me Paulin Ndojen, une kam gjithe karrieren time ne ekipin e pare. Une jam stervitur me te dhe jane shume vite, shume mund, shume djerse te nje njeriu shume te perkushtuar. Nje njeri qe nuk kurseu asgje ne pjesen e jetes se tij per sportin, per futbollin, per mua personalisht.

Koha dhe vitet ikin, kalojne dhe nje pas nje po ikin disa figura jashtezakonisht te medhaja te qytetit te Shkodres. Une di te them qe eshte nje humbje e madhe Paulin Ndoja. Personalisht, per mua eshte nje keqardhje shume e madhe. Gjithsesi, jeta ka ligjet e veta, natyra ka ligjet e veta dhe une dua te ngushelloj pafundesisht familjen, njerezit e afert te tij.

Humbje e madhe per mua, humbje e madhe per qytetin, humbje e madhe per sportin, humbje e madhe edhe per ato njerez qe deshirojne te merren me sport dhe kryesisht te behen portiere”,-tha ish-portieri Avenir Dani.(www.shkodrasport.com)