Eros Grezda ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij!
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është prezantuar zyrtarisht si futbollisti i ri i Manisas, skuadër e cila militon në kategorinë e dytë për nga rëndësia në Turqi.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi turk me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen 27-vjeçarit shqiptar.
Në kanalin zyrtar të klubit turk, Grezda u prononcua duke u shfaqur i lumtur për këtë aventurë të re:
“Jam shumë i lumtur që vij në një klub të madh si Manisa. Jam në një klub me projekte. Shpresojmë që së bashku ta çojmë Manisan në Superligë, vend që e meriton të jetë.”, tha futbollisti i Kombëtares.
Sulmuesi nga Gjakova e mbylli aventurën e tij me Shibenikun teksa në kampionat u aktivizua gjithsej në 12 ndeshje, duke shënuar 2 gola dhe duke dhuruar dhe 2 asiste.
Më parë, Eros Grezda ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Zalaegerszegi, Osijek, Rejnxhërs, Lokomotiv Zagreb, Zavrc, Aluminij dhe Grazer.