Proçedura që do të ndiqet për privatizimin e klubit Vllaznia do të jetë e gjatë. Kështu shprehet ish-avokati i ekipit të Vllaznisë, Apollon Haxhi.
I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes” në Tv Rozafa, ai sqaron se pronari i klubit Vllaznia sh.a është Këshili Bashkiak Shkodër dhe ai do të vendosë për privatizimin e ekipit.
Haxhi ka shtuar njekohesisht se tek Vllaznia ekziston një gropë e madhe financiare, si shkak i borxheve dhe gjeja e pare qe duhet sqaruar eshte se kush do t’i paguaje ato.
Ndër të tjera, avokati ka theksuat se Bashkia Shkodër do të mbajë një përqindje të aksioneve të Vllaznisë. Ankandi për shitjen e klubit do të nisë nga 507 milionë lekë të vjetra.
Megjithate edhe sipas Haxhit, periudha deri ne hapjen e ankandit pritet te jete disi e gjate dhe me shume te ngjare nuk do te mbyllet gjate vitit 2018.