Riza Hicka, avokat dhe njeheresh edhe ish- futbollist, mbremjen e djeshme ne emisionin “Fair Play” te Enkeleida Zekos ne Syri TV, deklaroi se eshte kunder ndryshimeve te trajnereve tek Vllaznia, teksa tha se presidenca e klubit duhet te kete shume kujdes me keto ndryshime.
Hicka u shpreh se eshte per rekord Guinnes te nderrohet trajneri dy jave para mbylljes se kampionatit, ndersa theksoi se Josa ne kete moment te Vllaznia, nuk ka se cfare ndryshon.
“Te Vllaznia ka nje dicka te vecante. E vecanta eshte qe para dy ndeshje para perfundimit te kampionatit, te nderrosh trajnerin eshte per liber Guiness. Une nuk kam degjuar te pakten ndonjehere. Nuk e di, nuk kam degjuar ndonjehere.
Domethene, eshte nje rast unikal. Padashur, te hyj ne vlerat e trajnereve dhe cilesive qe kane keta trajnere.
Nuk ka justifikim per mendimin tim qe te biesh ne kete moment Josen. Gjithashtu, edhe nje mendim i imi personal, Brdaric ishte per mendimin tim i gabuar, sepse ne ate llogjiken time si e njoh une futbollin, aq sa e njoh futbollin, Vllaznia nuk ka cilesi brenda.
Ai Brdaric arriti dhe beri nje grup te mire. Nje grup qe luftonin te gjithe per nje arritje. Largimi i tij patjeter qe do biente pasoja, dhe Vllaznia ra ne renditje, jo vetem thjesht nga ana statistikore. Po ta shikosh, edhe loja e Vllaznise eshte zbehur.
Nuk eshte me ajo loje qe kishte perpara. Largimin e Plorit e quaj te pajustifikueshem tani dhe mendimi im eshte nje gabim i drejtuesve. Ata me tere mend investojne, por te kene kujdes edhe kur investojne. Nuk eshte kollaj.
Nuk nderhyhet tani per ta rregulluar ekipin. Per mendimin tim, une nuk e quaj me vend kete levizjen e fundit, Plori-Josa”,-tha gjate prononcimit te tij, avokati dhe specialisti i futbollit, Riza Hicka.
Maringlen ZHIVANI