Java e 15 e Kategorisë Superiore është mjaft e rëndësishme sa i përket vazhdimësisë në këtë kampionat për shumë skuadra, pasi ka përballje mes ekipeve që kanë pretendime të njëjta, pa harruar këtu edhe derbin kryeqytetas.

FSHF ka ndarë ndeshjet në tre ditë të ndryshme duke filluar nga e premtja, me përballjen mes Bylisit dhe Vllaznisë që hap javën.
Të shtunën luhen tre sfida. Dy të parat, janë ato Egnatia-Elbasani dhe Laçi-Skënderbeut, ku e para është ndikuese në luftën për “Final 4”, ndërsa e dyta për mbijetesën. Kurse në darkë luhet një duel po aq i rëndësishëm për katërshen e parë mes Dinamos dhe Teutës.

Ndërkaq, derbi i kryeqytetit me Tiranës dhe Partizanit, është caktuar të luhet të dielën në orën 19:00 dhe do të jetë sfida e vetme e Superiores për këtë ditë.

JAVA 15

29.11.2024
Bylis-Vllaznia ora 13:30

30.11.2024
Egnatia-Elbasani ora 13:30
Laçi-Skënderbeu ora 13:30
Dinamo-Teuta ora 17:00

01.12.2024
Tirana-Partizani ora 19:00