Kategoria Superiore do të rikthehet fundjavën e ardhshme, ku janë planifikuar të zhvillohen edhe 5 duelet e vlefshme për javën e 33-të, e cila ngre siparin ditën e shtunë me dy sfida, që luhen paralelisht në orën 18:00. Në “Niko Dovana” të Durrësit, Dinamo e Dritan Mehmetit pret Laçin, ndërkohë që në Korçë, Skënderbeu mat forcën me Erzenin.

Java e 33-të, kulmon ditën e dielë me 3 duele. Në orën 15:00, Egnatia e vendit të parë sfidon Vllazninë e vendit të dytë, në po të njëjtin orar, Kukësi luan në shtëpi ndaj Teutës, ndërkohë që java kulmon me derbin Tirana-Partizani, që luhet ditën e diel në orën 19:00 në “Air Albania”. Një sfidë kjo ku interesi pritet të jetë i larë edhe nga ana e tifozërisë.

AXHENDA E JAVËS SË 33-TË:

E SHTUNË (27 PRILL)

DINAMO-LAÇI ORA 18:00

SKËNDERBEU-ERZENI ORA 18:00

E DIEL (28 PRILL)

EGNATIA-VLLAZNIA ORA 15:00

KUKËSI-TEUTA ORA 15:00

TIRANA-PARTIZANI ORA 19:00