Kategoria Superiore do të rikthehet ditën e premte, me Dinamo-Laçi që do të ngrejë siparin e javës së tetë. Kjo sfidë do të startojë në orën 19:00, ndërkohë që fundjava do të pasojë me 4 duelet e tjera.

Interesant është fakti se të gjitha duelet në këtë javë do të luhen në orën 19:00. Ditën e shtunë luhen dy duelet Partizani-Bylis dhe Skënderbeu-Egnatia. Java do të mbyllet ditën e diel me përballjet, Teuta-Tirana dhe Vllaznia-Elbasani.

Kjo e fundit eshte ne kalendar per t’u luajtur ne Shkoder, por per shkak te punimeve qe po behen per mbjelljen e barit te ri te stadiumit, eshte rene dakord ne mes drejtuesve te dy klubeve qe te luhet ne Elbasan kete here dhe sfida e fazes se dyte pastaj te luhet ne Shkoder.

AXHENDA E JAVËS SË TETË:

E PREMTE:

DINAMO-LAÇI ORA 19:00

E SHTUNË:

PARTIZANI-BYLIS ORA 19:00

SKËNDERBEU-EGNATIA ORA 19:00

E DIEL:

TEUTA-TIRANA ORA 19:00

VLLAZNIA-ELBASANI ORA 19:00 (ne Elbasan)