Në familjen Broja dje ka qenë një ditë feste pasi babai i Armandos, Xhevahiri, feston ditëlindjen. Ai mbushi plot 50 vite jetë dhe e ka gëzuar këtë mbrëmje mes pranisë së familjarëve dhe miqve të tij.
Një vizitë surprizë i ka kushtuar edhe Taulant Balla i cili ka takuar Armandon dhe Xhevahirin në Londër duke ndarë edhe një foto në profilin e tij zyrtar në rrjete sociale.
“Mes çunave të Big Malësisë në Londër”, shkruan Balla ndërsa uron edhe Xhevahirin për ditëlindje.
Miqësia mes Brojës dhe Ballës duket se është famlijarizuar akoma më shumë teksa futbollisti i Kombëtares nuk harron asnjëherë t’i shkojë për ‘kafe’ sa herë ndodhet në Shqipëri. Kësaj rradhe duket se Balla i ka ‘kthyer vizitën’ sulmuesit të Everton.
Armando Broja është në fazën finale të rikuperimit të tij dhe së shpejti do të rikthehet në stërvitje me ekipin anglez për të qenë më pas gati për t’u rikthyer në Kombëtare për ndeshjet e nëntorit./newsport/